Lidhje

Raketat godasin ministrinë irakiane të naftës dhe dy hotele në Bagdat - 2003-11-21


Në Irak, raketa të hedhura nga karroca goditën sot elinë e Ministrisë irakiane të Naftës dhe dy hotele të mëdhenj në qendër të Bagdadit, duke shkaktuar dëme të rënda dhe plagosjen e disa vetave.

Forcat e koalicionit në kryeqytetin irakian njoftuan se gjetën dy karroca me armë të gatshme për të hapur zjarr. Njëra prej tyre u gjet në afërsi të ambasadës italiane. 8 raketa goditën selinë e Ministrisë së Naftës, duke shkaktuar shpërthime zjarresh, por ndërtesa ishte kryesisht e zbrazët pasi sot është ditë lutjesh për myslimanët dhe nuk ka patur njoftime për viktima.

Pak më pas, 6 reaketa goditën hotelet Sheraton dhe Palestina, ku qendnrojnë zyrtarë dhe gazetarë që punojnë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në këtë sulm u plagosën disa persona dhe njoftohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërkohë, zyrtarët të Pentagonit njoftojnë se një ushtar amerikan u vra dje nga një shpërthim në veri të Bagdadit. Hollësitë e këtij incidenti ende nuk janë bërë të njohura.

//rd//

XS
SM
MD
LG