Lidhje

Irak: 18 të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse - 2003-11-22


Dy sulme vetëvrasëse me makina bomba në stacione policie në veri të Bagdadit shkaktuan të shtunën vrasjen e të paktën 18 irakianëve, mes së cilëve një vajzë e vogël. Shumica e viktimave ishin policë.

Një shpërthim i fuqishëm sot në Baquba shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë policëve dhe dy civilëve, si edhe dëmtime të rënda në stacionin e policisë së qytetit. Baquba ndodhet 60 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Pothuajse njëkohësisht një person tjetër drejtoi makinën plot me lëndë shpërthyese për ta përplasur në një stacion tjetër policie në Khan Bani Saad, një qytet mes Bagdadit dhe Baqubës. Forcat e policisë hapën zjarr ndërsa makina po i afrohej me shpejtësi ndërtesës, por nuk arritën ta ndalnin. Automjeti shpërtheu para stacionit të policisë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë policëve irakianë dhe tre civilëve. 10 persona të tjerë u plagosën.

Ndërkohë në Bagdad, një avion i madh mallrash bëri një ulje urgjente ndërsa njëri nga krahët e tij kishte marrë flakë. Autoritetet thonë se nuk është e qartë se nga se u shkaktua zjarri. Asnjë nga tre anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos.

Guerriljet në Irak kanë goditur disa aeroplanë që ngrihen ose ulen në aeoportin e Bagdadit, por asnjë avion nuk është rrëzuar. Kryengritësit kanë rrëzuar pesë helikopterë amerikanë javët e fundit në zona të ndryshme të vendit.//kk//

XS
SM
MD
LG