Lidhje

Tre ushtarë amerikanë, një irakian vriten në Irak - 2003-11-23


Tre ushtarë amerikanë dhe një kolonel i policisë irakiane humbën jetën në 3 sulme të veçanta në veri të Bagdadit.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se 2 ushtarë ishin në qendër të qytetit të Mosulit, duke udhëtuar me një automjet civil. Ata kishin ndaluar në trafik kur persona të paidentifikuar iu afruan dhe i sulmuan. Nuk janë dhënë hollësi të tjera të incidentit të së dielës.

Një zëdhënës i ushtrisë tha gjithashtu se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe, 60 kilometra në veri të kryeqytetit.

Në një sulm tjetër, policia në Mosul njoftoi se një oficer në krye të sigurimit të qendrave të naftës në pjesën veriore të vendit u vra të shtunën vonë afër një xhamie, ku ishte për vizitë. Koloneli i policisë ishte caktuar në atë pozitë nga koalicioni në Irak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Incidenti i sotëm vdekjeprurës ndodhi një ditë pasi 2 shpërthime të fuqishme vetëvrasëse shkaktuan vdekjen e 18 irakianëve në stacione policie në Bakuba.

Në zhvillime të tjera, qeveria e Kabulit emëroi një grua irakiane, veprimtare prej shumë vitesh në Washington, Rend Rahim Francke, në postin e ambasadorit të Irakut në Shtetet e Bashkuara. //kk//

XS
SM
MD
LG