Lidhje

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë - 2003-11-23


Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë pasur mosmarrëveshje të thella rreth luftës në Irak, por miqësia e tyre shtrihet në disa dekada. Disa nga lidhjet më të forta u farkëtuan nga qindra mijëra ushtarë amerikanë dhe familjet e tyre që jetuan dhe punuan në bazat ushtarake amerikane në truallin gjerman.

Pakësimi i ndjeshëm i trupave amerikane në Gjermani ka filluar tashmë të ndihet dhe se ky pakësim pritet të vazhdojë.

Shtetet e Bashkuara luajtën rol qenësor në përpjekjet për rimëkëmbjen e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Plani Marshall siguroi ndihmën për rindërtimin ekonomik kurse nevojat e saj të mbrojtjes u plotësuan përmes bazave ushtarake amerikane të vendosura në gjysmën jugore të ish Gjermanisë Perendimore.

Vendi evropian ishte vija e parë e frontit në ballafaqimin midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në Nato në njërën anë dhe Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij në Traktatin e Varshavësh nga ana tjetër.

Sipas kryetarit të bashkisë së Spangdahlemit, një qytet i vogël në afërsi të bazës ajrore amerikane që nban të njëjtin emër, Klaus Rodens, lidhjet midis dy vendeve janë të thella.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë ato që amerikanët bënë për ne pas luftës”.

Lufta për të cilën flet zoti Rodens ishte Lufta e Dytë Botërore. Fundi i një lufte tjetër, Luftës së Ftohtë, shënoi fillimin e një ndryshimi të thellë në bazat ushtarake amerikane në Gjermani. Në një intervistë të kohëve të fundit, gjenerali Charles Wald, në selinë e komandës amerikane në Stutgart, tha se në 10 vitet e fundit trupat amerikane në Gjermani janë pakësuar me 2 të tretat.

Këto shkurtime në personelin ushtarak amerikan në Gjermani çuan në mbylljen e komplekstit të Universitetit Maryland në Mannheim. Për më shumë se 50, vjet kjo shkollë ofronte arsimim për fëmijët e ushtarëve amerikanë.

Pakësimi i numrit të amerikanëve që jetojnë në Gjermani, do të ndikojë negativisht edhe marrëdhëniet midis të dy vendeve, thotë profesori i studimeve të ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins, Stephen Szabo.

“Një nga lidhjet më të mira midis Shteteve të Bashkura dhe Gjermanisë në 25 vjetët e fundit është krijuar nga trupat ameriane dhe familjet e tyre. 12 milion amerikanë kanë jetuar në Gjermani gjatë afro 30 vjetëve të fundit. Kjo ka krijuar një urë lidhëse midis dy vendeve. Dhe shumica e amerikanëve që shikohen si pro gjermanë janë ushtarakë”, thotë profesori.

Nuk janë bërë njoftime zyrtaret për mbyllje të mëtejshme bazash amerikane në të ardhmen. Por, nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin bazat e tyre ushtarake nga Gjermania, nga kjo masë do të përfitonin vendet e ish Bllokut të Lindjes që janë anëtarësuar në Nato ose do të anëtarësohen vitin e tjetër. Stefan Kornelius, redaktor i gazetës Sueddeutsche Zeitung, mendon se lëvizja e bazave amerikane në drejtim të lindjes është hap i matur strategjik, por nga ana tjetër është lajm i keq për marrëdhëniet amerikano gjermane.//kk//

XS
SM
MD
LG