Lidhje

36 të vdekur nga zjarri në Moskë - 2003-11-24


Zjarri që ra në një konvikt të Moskës, ku flinin studentë të huaj, ka shkaktuar vdekjen e 36 vetëve dhe plagosjen e rreth 140 të tjerëve.

jarri i cili me sa duket shpërtheu si pasojë e një difekti elektrik ra sot herët në mëngjes në Universitetin e Miqësisë së Popujve "Patrice Lumumba" dhe zgjati tri orë para se të shuhej nga zjarrfikësit.

Në ndërtesë ishin rreth 270 studentë të huaj që sapo kishin mbërritur në Rusi për studime. Rreth 200 vetë janë shtruar në spital me plagë të ndryshme.

Shumica e tyre ishin studentë nga Azia dhe Afrika.// lk //

XS
SM
MD
LG