Lidhje

Dënim me vdekje për snajperin - 2003-11-24


Një gjykatë e Virxhinias shpalli vendimin me vdekje të John Allen Muhamed-it, ku rekomandon që ai të ekzekutohet nën akuzat për vrasje dhe për krijimin vitin e kaluar të gjendjes së terrorit në rrethinat e Washingtonit.

Gjatë diskutimeve që u zhvilluan për dy ditë me radhë, Gjykata në Virginia Beach mori vendimin, ku thuhej se i pandehuri 42-vjeçar duhet t’i nënshtrohet dënimit me vdekje me karrike elektrike, ose me inxheksionin vdekjeprurës, për akuzat e terrorizmit dhe vrasjes.

Ekzekutimi i tij është caktuar për datën 12 shkurt të vitit të ardhshëm.

Muhamed u gjet fajtor të hënën e kaluar, për vrasjen e Dean Meyers, përpara një stacioni karburanti në Virxhinia.

Kjo vrasje ishte një prej 13 atentateve që kreu Muhamed, gjatë të cilave 10 persona humbën jetën dhe që krijuan një ndjenjë frike në zonën e Washingtonin dhe përreth tij, gjatë tetorit të kaluar.//lk //

XS
SM
MD
LG