Lidhje

230 mijë të infektuar nga virusi HIV këtë vit në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore - 2003-11-25


Një raport i ri i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Sidën dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë arrin në përfundimin se në vitin 2003 janë infektuar me virusin HIV 230 mijë njerëz në Evropën Lindore dhe Azinë Qëndrore. Kjo e ka çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në rajon në 1 milion e 500 mijë njerëz. Në raport thuhet se vitin e kaluar kanë vdekur nga SIDA rreth 30 mijë njerëz.

Raporti thotë se vendet më shumë të prekura janë Rusia, Ukraina, shtetet balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Virusi HIV vazhdon të përhapet në Bjellorusi, Moldavi dhe Kazakistan. Kirgistani dhe Uzbekistani gjithashtu po ndjejnë rritje të numrit të epidemisë.

Sipas raportit 1 milionë persona të infektuar në Rusi janë të moshës 15 deri 49 vjeçare. Dhe nëp gjithë rajonin e euro-azisë 80 përqind e të infektuarve janë nën 30 vjeç.

Ka rritje të numrit të infektimeve të grave në rajon. Sot ato përbëjnë 33 përqind të të infekuarve, nga 24 përqind një vit më parë. Ka gjithashtu një rritje të ndjeshme të kalimit të virusit nga nëna tek fëmijët.

Raporti thotë se rreth 3 milion njerëz do të vdesin nga SIDA këtë vit në mbarë botën dhe 5 milion të tjerë do të infektohen nga sëmundja. Kombet e Bashkuara dhe organizata botërore e shëndetësisë e publikuan raportin në prag të ditës botërore të Sidës më 1 dhjetor.//kk//

XS
SM
MD
LG