Lidhje

Gjeorgji: Parlamenti zhvillon të martën seancën e parë pas dorëheqjes së Presidentit Shevarnaxe për të caktuar datën për zgjedhje të reja - 2003-11-25


Parlamenti i Gjeorgjisë mban të martën seancën e tij të parë pas dorëheqjes së Presidentit Shevarnaxe për të caktuar datën për zgjedhje të reja.

Presidentja e përkohshme, Nino Burxhanaxe, premtoi zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare brenda 45 ditësh.

Mirëpo, në fjalimin e saj të parë drejtuar popullit gjeorgjian, zonja Burxhanaxe tha se përparësia e saj kryesore është ruajtja e rendit dhe e qetësisë.

Zoti Shevarnaxe dha dorëheqjen të dielën si pasojë e demonstratave masive që u organizuan pas zgjedhjeve parlamentare të 2 nëntorit. Parlamenti që ekzistonte para zgjedhjeve parlamentare të 2 nëntorit do të mbetet në fuqi deri në zgjedhjet e reja.

Zoti Shevarnaxe i tha të hënën agjencisë së lajmeve Rojter se ai mund të kishte urdhëruar ushtarët të prëdorin forcën kundër demonstruesve, por ai theksoi se një masë e tillë do kishte qenë plotësisht në kundërshtim me natyrën e tij. //az//

XS
SM
MD
LG