Lidhje

Këshilli Qeverisës irakian i ndalon televizionit al-Arabia mbulimin e ngjarjeve në Irak - 2003-11-25


Këshilli Qeverisës irakian ndaloi mbulimin e ngjarjeve në Irak nga korrespondentët e rrjetit televiziv al-Arabia me seli në Dubai.

Këshilli e mori këtë vendim pasi rrjeti al-Arabia transmetoi një kasetë që thuhet se ishte regjistruar nga Sadam Huseini. Zëri në kasetë bën thirrje për sulme kundër irakianëve që punojnë me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti amerikan i Shtetit e mbështeti këtë vendim, duke thënë se Këshilli Qeverisës nuk dëshiron më që rrjetet televizive të shërbejnë si kalale për ato që ai i cilësoi si programe të dëmëshme.

Rrjeti al-Arabija e cilësoi vendimin si të paarsyetueshëm. Vendimi u dënua edhe nga Komiteti i Gazetarëve pa Kufij me bazë në Nju Jork. Ky vendim merret ndërkohë që vazhdon vala e sulmeve kundër trupave amerikane në Irak.

Të dielën, tre ushtarë amerikanë u vranë në dy sulme të veçanta. Ndërkohë, një udhëheqës mysliman suni në Irak ka bërë thirrje për një armëpushim njëjavor si nga forcat e koalicionit ashtu edhe kryengritësit me rastin e festës së Bajramit që shënon përfundimin e muajit të shejtë të Ramazanit.

Kreu i administratës fetare suni të Irakut, Adnan al-Duleimi, tha se Iraku duhet të ketë mundësinë të festojë Bajramin pa shpërthime dhe të shtëna nga kryengritës apo sulme e bastisje nga forcat e koalicionit. //az//

XS
SM
MD
LG