Lidhje

Tre vajza nga Kosova kurohen nga zemra në SHBA - 2003-11-25


Banorë të Oklahomës po bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar 3 vajza nga Kosova me sëmundje zemre, të cilat pas një ndërhyrjeje kirurgjike tashmë kanë dalë nga spitali dhe ndodhen nën kujdesin e familjeve amerikane në qytetin Tulsa.

Kryeinfermierja e pavionit të fëmijëve në spitalin Saint Francis, Debi Lamert i tha me telefon Zërit të Amerikës se gjendja shëndetësore e tre pacienteve nga Kosova është e mirë. Dy prej vajzave iu nënshtruan operimit, ndërsa për të tretën ndërhyrja kirugjike nuk u pa e nevojshme nga mjekët.

Tre vajzat të moshës 8, 13 dhe 19 vjeçare kanë lindur me vrimë në zemër, gjë që shkaton pengesa në frymëmarrje dhe dobësi fizike. Pas analizave të hollësishme mjekët arritën në përfundimin se dy prej vajzave kishin nevojë për operacion ndërsa e treta u trajtua pa ndërhyrje kirugjike. Trajtimi në spital u krye në fillim të muajit.

Zyrtarët e spitalit Saint Francis në Tulsa zhvilluan një takim me gazetarët për të folur rreth gjëndjes së 3 vajzave nga Kosova.

Kryeinfermerja Deby Lamert thotë se pas trajtimit, pacientet nga Kosova u morën në shtëpi nga tre familje amerikane. Ajo thotë se gjendja e vajzave po përmirësohet.

Tre vajzat i ishin nënshruar trajtimit mjekësor në Kosovë por trajtim të mëtejshëm më të specializuar atyre iu desh të vinin ne Shteet e Bashkuara. Spitali pediatrik Saint Francis në Tulsa të Oklahomës mori përsipër trajtimin e tyre ndërsa një shoqatë fetare amerikane vazhdon ende fushatën për grumbullimin e ndihmave financiare për të mbuluar shpenzimet e operacionit dhe ilaçeve.

Ende nuk dihet edhe sa kohë tre vajzat nga Kosova do të qëndrojnë në Tulsa. Mjekët thonë se gjendja e tyre shëndetsore është e kënaqëshme.

Përhapja e diabetit në SHBA merr përmasa të rrezikshme

17 milionë amerikanë vuajnë nga diabeti, por një studim i ri tregon se ky numër jo vetëm do të rritet por do të shumëfishohet gjatë 50 vjetëve të ardhshëm. Në fakt deri në vitin 2050 mbi 30 përqind e amerikanëve do të preken nga diabeti.

Pas 50 vjetësh 1 në çdo 3 veta do të jetë prekur nga diabeti Të paktën kështu thuhet në studimin e shkencëtarëve pranë qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në Atlanta.

Mjeku Venkat Narajan dhe kolegët e tij pranë qendrës për parandalimin e sëmundjeve studiuan të dhënat mjekësore të rreth 360 mijë amerikanëve të moshave dhe racave të ndryshme. Nga shqyrtimi i të dhënave ata mundën të përcaktonin rrezikun e një personi për tu prekur nga diabeti.

Një amerikan i lindur në vitin 2000 ka 33 përqind gjasa për t’u bërë diabetik gjsatë jetës së tij.

Gratë ndodhen në një rrezik më të lartë se burrat, ndërsa burrat dhe gratë me prejardhe latino-amerikane janë në një rrezik akoma më të madh. Numri i personave të diagnostikuar me diabet në Shtetet e Bashkuara do të rritet 165 përqind gjatë 50 vjetëve të ardhshëm.

Diabeti afekton çdo organ të trupit, pasi sëmundja ndikon veçanërisht në venat e gjakut. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të syve që çojnë në verbim, apo sëmudnje të veshkave dhe të zemrës.

Doktor Narajan thotë se arsyeja për shtimin e rastve të diabetit është ase gjithnjë e më shumë amerikanë janë fizikisht mbi peshën normale. Dhjamosja e trupit është një faktor i rëndësishëm që shkaton diabetin sëmundje e cila ndikon në pakësimin e dukshëm të jetëgjatësisë së një personi.

Kur një person preket nga diabeti, numri i viteve të jetës së tij pakësohet dukshëm. Për shembull, jeta e një personi që diagnostikohet me diabet në moshën 40 vjeçare do të shkurtohej me 10 deri 15 vjet.

Por lajmi i mirë është se diabeti mund të parandalohet suksesshëm nëpërmjet ushtrimeve të rregullta fizike dhe një diete të shëndetëshme ushqimore.//kk//

XS
SM
MD
LG