Lidhje

Parlamenti i Gjeorgjisë vendos njëzëri që zgjedhjet presidenciale të zhvillohen më 4 janar - 2003-11-26


Parlamenti i Gjeorgjisë vendosi njëzëri që zgjedhjet presidenciale për të zëvendësuar presidentin e përmbysur, Eduard Shevernaze, të zhvillohen më 4 janar.

Presidentja e përkoshme, Nino Burjanaxe, ende nuk ka vendosur nëse do të konkurojë apo jo. Ajo i premtoi parlamentit se zgjedhjet do të zhvillohen në një klimë të qetë e paqesore.

Udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës, Mikhail Saakashvili, i cili drejtoi revoltën popullore që detyroi zotin Shevarnaxe të jepte dorëheqjen, tha se opozita do të përpiqet të dalë me një kandidat të përbashkët për president. Ai i tha të martën agjencisë së lajmeve Associated Press se ishte i sigurt se do të fitonte sikur të hynte në garën presidenciale.

Pritet që parlamenti të mblidhet përsëri të mërkurën për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare. Gjykata e Lartë e Gjeorgjisë shfuqizoi rezultatet e zgjedhjeve të 2 nëntorit që u cilësuan si të manipuluara.

Po të mërkurën, presidentja e përkoshme, Nino Burxhanxe, paralajmëroi se Gjeorgjia është në prag të falimentimit ekonomik. Ajo përmendi ato që i cilësoi si të dhëna të reja që tregojnë se ekonomia ishte në gjendje shumë më të keqe sesa mendohej. Zonja Burjanaxe ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se po dërgon një ekip në Gjeorgji për diskutime rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe çështjeve të tjera. //az//

XS
SM
MD
LG