Lidhje

SHBA tërheq një pjesë të garancive bankare për Izraelin - 2003-11-26


Zyrtarët izraelitë nuk i vunë rëndësi njoftimit të administratës së Presidentit Bush se ajo do t’u heqë rreth 290 milion dollarë garancive për huatë që merr Izraeli nga bankat e ndryshme.

Qeveria amerikane njoftoi dje se do ta hiqte një shumë të tillë nga paketa e garancive bankare për Izraelin që kap gjithsej 9 milion dollarë. Ky hap shihet si ndëshkim për shtetin hebraik, i cili vazhdon ndërtimin e vendbanimeve si dhe të një muri sigurimi në territoret e pushtuara.

Ambasada izraelite në Uashington nuk i vuri rëndësi njoftimit amerikan duke thënë se ajo nuk pret që Shtetet e Bashkuara të financojnë veprimtaritë izraelite që nuk përputhen me politikat amerikane.

//rd//

XS
SM
MD
LG