Lidhje

Taivani sfidon Kinën - 2003-11-27


Parlamenti i Taivanit miratoi një propozim, i cili do ta lejonte qeverinë të organizojë një referendum për pavarësi nëse Pekini do të përdorte forcën për t’ja bashkuar ishullin Kinës kontinentale.

I ashtuquajturi ”referendum mbrojtës” u miratua nga parlamenti me 108 vota pro dhe 82 kundër në një seancë që vazhdoi gjatë.

Miratimi i propozimit shihet si një akt mjaft sfidues ndaj Pekinit, i cili ka kërcënuar shpesh se do të përdorë forcën për ta vënë Taivanin nën kontrollin e tij.

Presidenti Chen Shui Bian ka thënë se qeveria e tij nuk do të mbajë një referendum për pavarësinë për sa kohë që Kina nuk sulmon. Tani ai ka në dorë mekanizmin ligjor për zhvillimin e një referendumi të tillë nëse kjo i duhet.

Deputetët hodhën poshtë një projektligj i cili kërkonte që të mos vihej asnjë kufizim për mbajtjen e referendumeve.//ii

XS
SM
MD
LG