Lidhje

Festohet 91 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë - 2003-11-28


Në Shqipëri sot eshte festa e 91 vjetorit të Pavarësisë. Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë kjo ditë e shënuar për kombin shqiptar, po kalon si një datë e cfarëdoshme në kalendar. Përvec flamujve që janë vendosur në rrugët kryesore të kryeqytetit, dhe faktit se për të gjithë është pushim, nuk ka patur pothuajse asnjë ceremoni apo festim zyrtar per ta kujtuar kete feste.

Në mbrëmje presidenti Alfred Moisiu do të organizojë pritjen e përvitshme ku do të mbledhë si zakonisht autoritetet më të larta shtetërore dhe politike të vendit. Ndërsa drejtuesit e opozitës kanë kujtuar sot edhe ditën e clirimit me homazhe në varrezat e dëshmorëve të luftës së dytë botërore, duke vazhduar të jenë kundër vendimit zyrtar se kjo festë është më 29 nëntor.

Edhe në Kosovë sot u festua dita e pavarësisë së Shqipërisë që atje shënohet si festë e flamurit kombëtar shqiptar. Kremtimet e sotme u shndërruan në thirrje për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Festa e 28 Nëntorit u kremtua edhe në zonat e banuara me shqiptarë në Maqedoni.

//rd//

XS
SM
MD
LG