Lidhje

BE diskuton mosmarrëveshjet për projekt-kushtetutën - 2003-11-28


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian filluan një takim dyditor në Napoli në klimën e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme lidhur me projekt-kushtetutën e kësaj organizate.

Anëtarja e Bashkimit Evropian, Spanja së bashku me Poloninë, që do të anëtarësohet vitin e ardhshëm, e kundërshtojnë me forcë propozimet për të ndryshuar sistemin e votimit të BE-së. Të dyja vendet druhen se një gjë e tillë do ta zvogëlonte autoritetin e vendeve të tyre brenda organizatës.

Ndërkohë, Holanda kritikoi Francën dhe Gjermaninë për shkelje të detyrimeve buxhetore të Bashkimit Evropian, pasi e kanë tejkaluar kufirin prej tre për qind të prodhimit kombëtar bruto mbi defiçitet buxhetore. Italia, që është kryetarja e radhës e Bashkimit Evropian shpreson që të arrihet një marrëveshje për kushtetutën nga fundi i këtij viti.

//rd//

XS
SM
MD
LG