Lidhje

Presidenti Bush u kërkon amerikanëve të ndihmojnë familjet e ushtarakëve - 2003-11-29


Menjëherë pas vizitës së tij të befasishme në Irak për Ditën e Falenderimeve, Presidenti Bush po u kërkon më shumë amerikanëve që të japin ndihmën e tyre për familjet e ushtarakëve.

Presidenti Bush thotë se nga vizita e tij sekrete prej dy orësh e gjysmë në aeroportin e Bagdadit kuptoi se trupat amerikane në Irak janë të angazhuara të rrinë atje, derisa ta mbarojnë punën e tyre.

“Kam kënaqësinë që t’ju njoftoj pas kthimit nga linja e frontit se trupat tona janë të forta, morali është i lartë dhe ushtria jonë ka besim të plotë se ne do të fitojmë”, tha ai.

Kundërshtarët politikë të presidentit e kritikuan udhëtimin e befasishëm si një gjest marrëdhëniesh publike. Ata thonë se fakti që vizita u bë fshehtas dhe ishte e shkurtër tregojnë se politikat e presidentit nuk kanë arritur të vendosin sugurinë në Irak.

Presidenti Bush u tha trupave në Bagdad se ata nuk përshkuan shkretëtirën, përmbysën Sadam Huseinin dhe çliruan popullin e Irakut që të largohen të detyruar nga ajo që ai e quajti një bandë kriminelësh dhe vrasësish.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve që të ndihmojnë familjet e trupave amerikane që shërbejnë jashtë vendit. Ai thotë se vendi e vlerëson sakrificën e familjeve të ushtarakëve dhe ndjen një mirënjohje të veçantë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre.//kk//

XS
SM
MD
LG