Lidhje

Policia turke arreston një person - 2003-11-29


Policia turke arrestoi një person për të cilin thotë se kishte urdhëruar dhe ndihmuar në organizimin e njërit prej katër sulmeve vetëvrasëse në Stamboll këtë muaj.

Policia e çoi të arrestuarin, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, në vendin e sinagogës Beth Israel dhe i kërkoi të përshkruante sesi ishte kryer sulmi.

Zëvendës shefi i policisë së Stambollit thotë se autoritetet e arrestuan të dyshuarin të martën, ndërsa përpiqej të kalonte kufirin për të shkuar në Iran.

Sulmi në sinagogën Beth Israel dhe tre sulme të tjera në Stamboll më 15 dhe 20 nëntor shkaktuan vdekjen e 61 personave. Policia thotë se mbi të paktën 20 vetë janë ngritur akuza në lidhje me sulmet.

//ze//

XS
SM
MD
LG