Lidhje

Çdo vit dhjetra mijëra njerëz nga e gjithë bota plotësojnë kërkesat për t’u bërë shtetas amerikanë - 2003-11-29


Kënga God Blass Amerika u interpretua për qytetarët e rinj amerikanë nga katër motra, prindërit e të cilave emigruan në Shtetet e Bashkuara nga Meksika qendrore. Audienca përbëhej nga 107 persona që kishin ardhur për të bërë betimin si shtetas të rinj amerikanë. Ata vinin nga 29 vende dhe pothuajse të gjithë ishin fëmijë që kishin ardhur në qendër të shoqëruar nga prindërit.

Ata u përshëndetën nga organizatori i ceremonisë, drejtori i Zyrës për Shtetësinë dhe Imigracionin në Houston, Hipolito Acosta.

“Shumë prej jush po e trashëgojnë shtetësinë nga prindërit dhe unë mendoj se kjo është një dhuratë e mrekullueshme që po ju bëjnë prindërit. Mendoj se është gjëja më të çmueshme që prindërit tuaj që kanë ardhur nga vende dhe kultura të ndryshme mund t’ju jepnin. Siç mund ta shihni, ne vijmë nga shumë vende të ndryshme”.

Oratori kryesor në ceremoni ishte ish-kampioni i boksit për peshat e rënda, George Foreman që tani ka një karrierë si biznesmen në Houston.

“Ju mund të shikoni njerëzit rreth e qark jush dhe të dalloni shumë ndryshime, por gjëja e përbashkët për të gjithë ne është se ne jemi në gjendje të kemi ëndrra të mëdha. Sot është një ditë e mrekullueshme jo vetëm për të parë sesa të ndryshëm jemi, por edhe atë që kemi të përbashkët: një vend të mrekullueshëm”.

Një nga shtetasit e rinj është 14 vjeçari Hao Nguyen, familja e të cilit erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Vietnami, para 10 vjetësh. Ai thotë se ndjehet i lidhur me të dyja vendet.

“Kur isha në klasë të gjashtë, shkova atje për të parë të afërmit e mi. Vietnami mbetet vendi im. Tani jam shtetas amerikan, por unë jam ende vietnamez”, thotë ai.

Por fëmijë të tjerë emigrantësh nuk kanë mëdyshje për të përcaktuar se cili është vendi i tyre. Ata janë rritur dhe po arsimohen në Shtetet e Bashkuara dhe e konsiderojnë veten amerikanë.

Këtë vit rreth 16 mijë persona do të bëjnë betimin si shtetas amerikanë në Houston. Dhjetra mijëra të tjerë do të bëjnë të njëjtën gjë në qytete të tjera në gjithë vendin. Një numër edhe më i madh njerëzish që janë banorë të ligjshëm kanë bërë kërkesën për shtetësinë. Në disa raste, si për shembull kur një kur një fëmijë ose i afërt i një shtetasi ka kërkuar shtetësinë, procesi mund të realizohet shpejt, por disa të tjerëve u duhet të presin vite të tëra.

Në ceremoninë e Houstonit, fytyrat e gëzuara të shtetasvetë rinj dhe familjeve të tyre e tregojnë qartë, pavarësisht nga pritja e gjatë, shumë njerëz mendojnë se ia vlen të presin, përsa kohë ata dhe fëmijët e tyre mund të gëzojnë të mirat e të qenit shtetas amerikanë.

//ze//

XS
SM
MD
LG