Lidhje

Afganistan: lirohet një inxhinjer turk i rrëmbyer nga përkrahës të regjimit të përmbysur taleban - 2003-11-30


Një inxhinjer turk, i cili mbahej peng nga persona të dyshuar si ekstremistë talebanë, u lirua pasi u mbajt nga rrëmbyesit për një muaj.

Hasan Onal iu dorëzua sot kryetarëve fisnorë në Afganistanin jugor dhe u dërgua në kryeqytetin afgan. Ai u tha gazetarëve në Kabul se ai është i gëzuar dhe ndjehet mirë.

Ministri afgan i brëndshëm, Ali Ahmad Jalali, i cili shoqëroi zoti Onal në një konferencë shtypi në Kabul, tha se inxhinjeri u lirua pa ndonjë kusht dhe se nuk u pagua ndonjë dëmshpërblim.

Lirimi i zotit Onal u njoftua dje vonë nga një person, që e përshkroi veten si zyrtar taleban. Ai tha se ha se inxhinjeri turk do të lirohej sepse ai ishte mysliman dhe sepse qeveria afgane kishte liruar kohët e fundit dy anëtarë të burgosur të regjimit taleban.

Zoti Onal, i cili punonte për një kompani turke ndërtimi, u rrëmbye së bashku me shoferin e tij nga fundi i tetorit në provincën fqinje të Zabulit ndërsa po punonte në autostradën Kabul-Kandahar.

Shoferi u lirua të nesërmen me një letër, ku kërkohej lirimi i disa të burgosurve talebanë. Rrëmbyesit kishin kërcënuar ta vrisnin zotit Onal.

Sulmet e elementëve talebanë kanë dëmtuar projektin e ndërtimit të kësaj rruge në Afganistan, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG