Lidhje

Ushtarët izraelitë vranë tre palestinezë të armatosur ndërkohë që i dërguari amerikan vazhdon vizitën - 2003-12-01


Zyrtarët izraelitë thonë se ushtarët e tyre vranë tre palestinezë të armatosur gjatë një bastisjeje natën në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor.

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi pas fillimit të inkursionit izraelit, objektiv i të cilit ishin ekstremistët e organizatës Hamas.

Trupat izraelite arrestuan dhjetra persona të dyshuar si ekstremistë gjatë kontrolleve shtëpi më shtëpi. Ndërkohë, i dërguari i lartë amerikan për Lindjen e Mesme, William Burns, vazhdon sot vizitën në rajon në përpjekje për rigjallërimin e procesit të paqes.

Njoftohet se ministri izraelit i mbrojtjes, Shaul Mofaz do t’i paraqesë zotit Burns një listë me gjeste për paqe që ka në plan të bëjë Izraeli, përfshirë heqjen e disa vendbanimeve të paautorizuara izraelite në Bregun Perëndimor.//ik

XS
SM
MD
LG