Lidhje

Turqia: informacionet e reja lidhin shpërthimet me al-Qaidën - 2003-12-01


Turqia tha se ka informacione që lidhin katër shpërthimet vetvrasëse të kohëve të fundit në Stamboll me rrjetin terrorist të al-Qaidës.

Nënkryeministri i Turqisë tha sot se të katër personat që kryen shpërthimet vetvrasëse dhe që ishin identifikuar më parë se ekstremistë turq, kishin lidhje të ngushta me rrjetin e al-Qaidës të bin Ladenit.

Është hera e parë që qeveria turke vendos lidhje të drejtpërdrejtë midis autorëve të shpërthimeve në Stamboll dhe al-Qaidës. 61 persona humbën jetën në katër sulmet kundër sinagogave dhe objekteve britanike në Stamboll.

Të dielën, zyrtarët turq thanë se Siria kishte dorëzuar 22 persona të dyshuar turq për t’u marrë në pyetje në lidhje me shpërthimet.//ii

XS
SM
MD
LG