Lidhje

Presidenti Moisiu: kriza qeveritare po zgjatet së tepërmi - 2003-12-01


Presidenti Afred Moisiu deklaroi sot se kriza qeveritare po zgjatet së tepërmi dhe kërkoi që asaj t’i jepet fund sa më shpejt.

Mjetet për zgjidhjen e krizës, tha ai, janë kushtetuta me mocionin e besimit dhe mosbesimit.

Por sipas tij, nëse kryeministri e sheh të pamundur të gjejë një zgjidhje, ai mund të japë edhe dorëheqjen.

Është hera e partë që Presidenti Moisiu përmend mundësinë e dorëheqjes së kreut të qeverisë, e cila në të vërtetë është një kërkesë e vjetër e opozitës.

Ky deklarim i presidentit solli një reagim të menjëhershëm të kryeministrit Nano.

Zëdhënësi i tij deklaroi se Presidenti po bashkohet me korin e zërave që janë në pakicë dhe se kreu i qeverisë vepron në përputhje me vuillnetin e shumicës së votuar.

Megjithate presidenti ne deklarimin e tij ka saktesuar se ne nje republike parlamentare kreu i shtetit nuk mund te funksionoje si nje monark qe dhuron pushtete te pavotuara dhe as mund te heqë pushtete të votuara, duke lenë të kuptohet se ai vetë nuk mund të ndermarrë asnjë nismë dhe nuk mund të plotesojë kërkesat qe mund te vijne nga struktura partiake apo grupe te pakënaqurish, ështe shprehur presidenti Alfred Moisiu.//ii

XS
SM
MD
LG