Lidhje

Shtëpia e Bardhë mbetet e angazhuar për zbatimin e marrëveshjes izraelito-palestineze të  paqes - 2003-12-03


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Stott McClellan, tha se presidenti Bush vazhdon të mendojë se harta rrugore siguron rrugën më të mirë drejt paqes.

Ai shtoi se presidenti beson që diskutimet me individë ose entitete private mund të jenë të dobishme dhe la të kuptohet që bisedimet lidhur me planin jozyrtar të paqes do të zhvillohen në departamentin e shtetit, megjithë kundërshtimet që kanë ardhur nga Izraeli.

Megjithatë, zëdhënësi McClellan e bëri të qartë se presidenti nuk do të lëkundet nga mbështetja për hartën rrugore, duke thënë se ajo është e vetmja mënyrë për të bërë realitet objektivin e krijimit të dy shteteve, atë izraelit dhe atë palestinez, duke jetuar krah për krah njeri tjetrit në paqe dhe qëndrueshmëri.

Duke folur me gazetarët, që udhëtonin me presidentin për në një manifestim fushate në Pittsburg të shtetit Pensillvenia, zoti McClellan vuri në dukje se presidenti Bush i telefonoi presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se dy udhëheqësit biseduan rreth kontakteve midis qeverisë së Izraelit dhe kabinetit të ri palestinez si dhe rreth gjendjes në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG