Lidhje

Iowa dhe New Hampshire, shtetet që përcaktojnë kandidatin demokrat për president - 2003-12-03


Pas më pak se 2 muajsh, amerikanët do të fillojnë zyrtarisht procesin e zgjedhjes së presidentit në vitin 2004. Nëntë demokratët në garë për kandidaturën e partisë së tyre për t’i bërë sfidë presidentit Bush nëntorin e vitit të ardhshëm, po bëjnë një fushatë intensive në shtetet ku zhvillohen zgjedhjet e para paraprake, Iowa dhe New Hampshire. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone, bisedoi me disa kandidatë demokratë dhe ka përgatitur materialin e mëposhtëm.

Brohoritjet janë për senatorin Joseph Lieberman të shteti Connecticut, njëri prej 9 demokratëve, që kanë vënë kandidaturën për president.

Disa prej vullnetarëve të tij të rinj plot entuziazëm kanë dalë t’i urojnë atij mirëseardhjen në kryeqytetin e shtetit New Hampshire, ku ai do të mbushë formularët e nevojshëm për të kandiduar në zgjedhjet paraprake në këtë shtet më 27 janar. “Dua t’u them se ju libermaniakë keni bëni përshëndetjet dhe brohoritjet më të mira në politikën amerikane. Por, mos harroni se bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, për ëndrrën amerikane, që unë sapo përjetova, duke mbushur formularët për kandidat në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në New Hampshire dhe këtë e bëra duke pasur në krah nënën time", thote zoti Lieberman.

Zgjedhjet paraprake në New Hampshire janë një provë vendimtare në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë. Duke filluar nga viti 1952, kandidatët që kanë fituar presidencën, kanë dalë të parët ose të dytët në zgjedhjet paraprake të shtetit New Hampshire.

Por, që të fitojë në New Hampshire, një kandidat duhet të kalojë shumë kohë për të siguruar mbështetjen e votusve skeptikë të këtij shteti. Kjo është një detyrë e vështirë edhe për ish gjeneralin e ushtrisë amerikane dhe ish komandantin e lartë të NATO-s, Wesley Clark, i cili u përpoq të fitojë mbështetjen e disa udhëheqësve afaristë në New Hampshire.

Eksperti Michael Cheney thotë se votuesit në New Hampshire zakonisht takohen personalisht me kandidatët për president. “Grumbujt e njerzve që rrethojnë kandidatët në New Hampshire shfrytëzojnë rastin për t’u takuar me kandiatët dhe për t’u bërë pyetje të drejtë për drejta në mënyrë që t’i njohin ata më mirë.”

Në anën tjetër të shtetit, senatori John Kerry nga shteti Massachusetts po përpiqet të rigjallërojë shpresat e tij për të fituar garën presidenciale, duke shtruar një darkë për zjarrfikësit. Senatori Kerry kalon shumë kohë duke u përpjekur të tërheqë përkrahës të rinj. Mes atyre që dëgjojnë senatorin Kerry është mësuesi Steve Bauer, i cili me që banon në New Hampshirë, ka pasur rastin të dëgjojë 3 kandidatë demokratë gjatë 10 ditëve të fundit. “Nëpërmjet këtyre takimeve unë mësoj më shumë rreth pozitave të tyre dhe përgatitem se për cilin kandidat të votoj. Cilat janë pozitat e secilit kandidat rreth çështjeve të ndryshme, për shembull rreth arsimit, me që unë jam mësues.”

Senatori Kerry është nga shteti fqinj Massachusetts dhe mendohej gjerësisht se do të fitonte në zgjedhjet paraprake. Por, tani ai ka mbetur mbrapa ish guvernatorit të shtetit Vermont, Howard Dean, i cili për shkak të qendrimit kundër luftës në Irak dhe të styilit të tij të hapur ka fituar mbështetjen e shumë votusve liberalë demokratë në New Hampshire.

Qendrimi që në fillim kundër luftës në Irak e ka veçuar zotin Dean nga rivalët e tij, shumë prej të cilëve mbështetën fillimisht përdorimin e forcës për të përmbysur Sadam Huseinin.

Iowa fillon procesin e emërimit të kandidatëve presidencialë më 19 janar. Pas një jave, më 27 janar, mbahen zgjedhjet paraprake në New Hampshire.

Tani për tani, anketat e opinionit publik tregojnë se Howard Deani gëzon mbështetje më të madhe mes kandidatëve demokratë si në Iowa ashtu edhe në New Hampshire. Analistët thonë se fitorja e zotit Dean në të dy këto zgjedhje të hershme do ta bënin atë konkurruesin më të pëlqyer për t’u emruar kandidat i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të ardhshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG