Lidhje

Uashingtoni bën thirrje për një rol më të madh të Natos në Irak - 2003-12-04


Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell i bëri thirrje Natos të luajë një rol më të madh në Irak. Sekretari Pauell i cili ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Natos u bëri thirrje 19 vendeve anëtare të shqyrtojnë se ç’mund të bëjnë më shumë për të mbështetur përpjekjet e koalicionit ndërkombëtar në Irak.

Sekretari Pauell tha se paqja dhe qëndrueshmëria në Irak janë të rëndësishme për të gjitha vendet e Natos. Iraku është një nga temat kryesore që do të diskutohen gjatë bisedimeve dyditëshe që filluan sot. Në rend të ditës janë edhe Afganistani si edhe planet e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes.

Bashkimi Evropian po shqyrton një propozim për ngritjen e strukturave të tij ushtarake. Sekretari Pauëll tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin politikën evropiane të mbrojtjes që shtonë aftësditë e Evropës, por paralajmëroi se Uashingtoni nuk mund të pranojë struktura që do të dubloikonin aftësitë e Natos.

Sekretari Pauëll iu tha gazetarëve se asnjë nga 19 vendet anëtare të Natos nuk kundërshtoi idenë e rritjes së rolit të aleancës në Irak. Ai tha se këtu përfshihen edhe Franca e Gjermania, të cilat mbajtën qendrim të vendosur kundër luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe ngulin këmbë për një rol më të madh të Kombeve të Bashkuara në atë vend. Por, ai pranoi se një rol më i madh i Natos në Irak nuk do të shihet në një të ardhme të afërt. “Asnjë vend anëtar nuk u shpreh kundër dhe as nuk foli rreth ndonjë arsyeje që të mos ndërmerret një hap i tillë. Në të vërtetë, çështje ishte nëse ndërkohë ne duhet të përqendrohemi tek Afganistani dhe të mendojmë se çfarë mund të bëjmë në Irak gjatë muajve të ardhshëm e ndoshta vitin tjetër”, tha zoti Pauëll.

Natoja po kërkon të zgjerojë forcën e saj paqeruajtëse në Afganistan dhe bëri të ditur se ka filluar të furnizohet me pajisjet që trupave u nevojiten për të shtrirë operacionet edhe në zonat jashtë Kabulit.

Sekretari Pauëll tha gjithashtu se megjithë kundërshtimet izraelite, ai do të takohet nesër me autorët e një plani jozyrtar të paqes për Lindjen e Mesme, i njohur is Marrëveshja e Gjenevës.

///rd//

XS
SM
MD
LG