Lidhje

Sekretari Rumsfeld viziton Afganistanin - 2003-12-04


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se është i bindur që forcat e përmbysura talebanë në Afganistan nuk do të kenë kurrë rastin të kthehen në pushtet.

Sekretari Rumsfeld e bëri këtë koment në një konferencë shtypi në Kabul pas bisedimeve me presidentin Hamid Karzai. Udhëheqësi afgan i bëri jehonë pikëpamjes së zotit Rumsfeld, duke thënë se vendi i tij është i vendosur të ndjekë rrugën drejt demokracisë dhe se talebanët nuk do të mund ta ndërpresin këtë proces. Ai shprehu edhe mirënjohjen e tij për ndihmën shtesë amerikane prej 2 miliard dollarësh që iu premtua kohët e fundit.

Sekretari Rumsfeld tha se bëri një ndalesë të shkurtër në qytetin verior Mazar-i-Sharif, ku u takua me guvernatorin e ri dhe shefin e policisë, si edhe me dy udhëheqës fraksionesh rivale. Ai shprehu kënaqësi lidhur me përparimin që dy udhëheqësit kundërshtarë kanë bërë në përpjekjet për çarmatim.

//rd//

XS
SM
MD
LG