Lidhje

Në Bjellorusi vazhdon shtypja politike - 2003-12-04


Irina Krasovskaja është gruaja e figurës së zhdukur opozitare bjelloruse, Anatoli Krasovski. Gjatë një vizite të kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, ajo zhvilloi takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Këshillit Kombëtar të Sigurimit, si edhe me anëtarë të Kongresit amerikan.

Ata diskutuan rreth gjendjes së mjerueshme të të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Zonja Krasovskaja kërkoi ndihmë edhe për fillimin e një procesi të pavarur hetimor rreth zhdukjes së burrit të saj. Zoti Krasovski ishte një afarist i njohur dhe mbështetës i fkaltë i proceseve demokrtatike dhe i të drejtave të njeriut në Bjellorusi derisa u zhduk në shtator të vitit 1999.

Anatoli Krasovski nuk është e vetmja figurë me qendrim kritik ndaj qeverisë bjelloruse që është zhdukur. Ka njoftime të besueshme që zyrtarë të lartë të regjimit të Presidentit Aleksandër Lukashenko kanë pasur gisht në zhdukjen në vitin 2000 të gazetarit Dimitri Zavadski, për të cilin mendohet se është vrarë.

Ai u zhduk në aeroportin e Minskut, ndërkohë që po priste për kolegun e tij gazetar, Pavel Sheremet. Në vitin 1997, të dy gazetarët u arrestuan nga autoritetet për shkak se kishin xhiruar një dokumentar kritik ndaj regjimit Lukashenko.

Figurat e opozitës bjellorure, Juri Zakharanko dhe Viktor Gonçar, u zhdukën në vitin 1999 dhe mendohet se që të dy janë vrarë. Zoti Zakharenko, ish ministër i punëve të brendshme, u zhduk pas fillimit të votimit në lidhje me një nismë të opozitës për zgjedhjet presidenciale. Në kohën e zhdukjes së zotit Gonçar, ai ishte një politikan i njohur kundër regjmit. Deri tani nuk është bërë asnjë përparim në hetimet rreth këtyre dy rasteve.

Zonja Krasovskaja iu tha zyrtarëve amerikanë se shtypja politike në Bjellorusi është intensifikuar. Mes të tjerash, ajo vuri në dukje fushatën e regjimit të Presidentit Lukashenko kundër mjeteve të pavarura të informimit, grupeve të të drejtave të njeriut dhe organizatave të tjera qytetare.

Zhdukja e figurave politike ka pasur ndikim negativ ndaj kundërshtarëve të regjimit të Presidentit Lukashenko. Zonja Krasovskaja tha se opozita në Bjellorusi është e madhe, por ajo nuk vepron për shkak të frikës.

Shtetet e Bashkuara do ta vazhdojnë trysninë ndaj regjimit të Presidentit Lukashenko që të japë informata për të gjithë figurat e zhdukura, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të zbatojë reforma demokratike. Një proces hetimor transparent në lidhje me zhdukjet politike, tha Irina Krasovskaja, do të ishte hapi i parë drejt demokracisë në Bjellorusi.//xh//

XS
SM
MD
LG