Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Rumsfeld viziton Irakun - 2003-12-06


Gjatë një vizite në Irak, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se synon të përshpejtojë dislokimin e forcave irakiane të sigurimit.

Sekretari Rumsfeld u tha gazetarëve sot në Bagdad se ai shikon ndryshim të madh në mënyrën se si irakianët po garantojnë sigurimin për vete.

Sekretari i mbrojtujes i bëri këto komente pasi ishte i pranishëm në Bagdad në stërvitjen e forcave të reja të sigurimit irakian nga ushtarët amerikanë.

Sekretari Rumsfeld mbrriti në Bagdad sot nga qyteti verior i Kirkukut, ku iu dha një vlerësim pozitiv i operacioneve të kohëve të fundit të ushtrisë amerikane kundër kryengritësve të dyshuar.

Gjeneral-majori Raymond Odierno i tha sekretarit të mbrojtjes se operacionet e fundit agresive kundër kryengritësve janë pasuar me shtimin e numrit të informacioneve të zbulimit nga irakianët.

Në një zhvillim tjetër po sot, persona të armatosur vranë një polic irakian, ndërsa ai po shkonte në punë në qytetin verior të Mosulit. Policia është shpesh objektiv i sulmeve në Irak.

//ze//

XS
SM
MD
LG