Lidhje

Shtetet e Bashkuara ngritën nivelin e sigurisë në Arabinë Saudite - 2003-12-06


Shtetet e Bashkuara ngritën nivelin e sigurisë në Arabinë Saudite, duke i përqëndruar punonjësit e ambasadës dhe të konsullatave në qarqet diplomatike, me përjashtim të atyre që kanë detyra të rëndësishme.

Me anë të një deklarate sot, ambasada amerikane në Rijad njoftoi se paralajmërimi përfshinte të gjithë personelin diplomatik dhe familjet e tyre në ambasadën në Rijad dhe në konsulltat në qytetet bregdetare të Dehranit dhe Xhedahs.

Në deklaratë thuhej se ambasada vazhdon të jetë e shqetësuar rreth gjendjes aktuale të sigurisë në Arabinë Saudite.

Muajin e kaluar, një shpërthim vetëvrasës në një kompleks banimi në Rijad shkaktoi 17 të vdekur. Sulmi pasoi paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara dhe Britania paralajmëruan për një kërcënim të ri për sulme terroriste në Arabinë Saudite. Ambasada amerikane tha se kishte informacione se të paktën një kompleks banimi po mbikqyrej.

//ze//

XS
SM
MD
LG