Lidhje

Udhëheqësit e fraksioneve palestineze u dhanë fund bisedimeve në Kairo pa një marrëveshje - 2003-12-07


Udhëheqësit e fraksioneve palestineze u dhanë fund bisedimeve 3 ditëshe në Kairo pa arritur një marrëveshje mbi një ofertë armëpushimi me Izraelin.

Delegatët palestinezë thanë se kryeministri Ahmed Kureja u largua sot nga kryeqyteti egjiptian pa një marrëveshje në duar. Thuhet se bisedimet përfunduan mes mosmarrëveshjeve në se Izraelit t’i ofrohej një armëpushim i plotë apo i kufizuar.

Dje, palestinezët thanë se ishin gati të ndalonin shpërthimet vetëvrasëse në Izrael. Por Izraeli tha sot se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje, që nuk përfshinte ndalimin e sulmeve vetëvrasëse kundër ushtarëve dhe civilëve izraelitë në territoret e pushtuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG