Lidhje

Al-Qaida planifikon transferimin e operacioneve të saj nga Afganistani në Irak - 2003-12-08


Njoftohet se operativë të lartë të al-Qaidës kanë vënë në dijeni grupe të armatosura talebane në Afganistan për planet e tyre të përqendrimit të operacioneve kryesore në një front të ri në Irak.

Në një artikull të botuar sot në revistën Newsweek citohen burime të niveleve të larta talebane të kenë thënë se ata u takuan kohët e fundit me tre të dërguar të lartë të al-Qaidës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Burimet citohen të kenë thënë se emisarët e al-Qaidës shpallën planet për të paksuar me 50 përqind fondet për talebanët dhe për të transferuar një numër të madh luftëtarësh nga Afganistani në Irak.

Një person që merrte pjesë në mbledhje dhe që identifikohet si “Sharafullahu”, tha se udhëheqësi i al-Qaidës, Osama bin Laden, e shikon tani Irakun “si një fushë të përsosur beteje” për të luftuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre. Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se nuk duket se nuk po bëhet ndonjë ridislokim i madh burimesh të al-Qaidës.

Në një zhvillim tjetër, gjenerali më i lartë amerikan në Irak, Ricardo Sanchez, tha se pret një shtim të akteve të dhunës nga përkrahësit e ish udhëheqësit Saddam Hussein dhe nga kryengritës të tjerë, brenda disa muajsh.

Gjenerali Sanchez tha se pret që kryengritësit të shtojnë sulmet për të penguar kalimin e pushtetit nga Shtetet e Bashkuara në një qeveri irakiane të përkohshme deri në fund të muajit qershor.//ic//

XS
SM
MD
LG