Lidhje

Zyrtarët palestinezë thanë se do të vazhdojnë të përpiqen të bindin fraksionet - 2003-12-08


Zyrtarët palestinezë thanë se do të vazhdojnë të përpiqen të bindin fraksionet e ndryshme për të mos ndërmarrë sulme kundër Izraelit, megjithëse nuk arritën dot një marrëveshje armëpushimi gjatë bisedimeve të zhvilluara në Egjipt.

Nabil Abu Rudeinah, këshilltar kryesor i udhëheqësit palestinez Yasser Arafat, tha se autoriteti palestinez është i angazhuar ndaj procesit të paqes dhe se përpjekjet për të arritur një armëpushim do të vazhdojnë megjithë dështimin në bisedimet e Kajros.

Dje, pas katër ditësh, më shumë se dhjetë fraksione palestineze i ndërprenë bisedimet pa arritur marrëveshje rreth një propozimi për armëpushim të paraqitur nga Egjipti dhe nga Lëvizja Fatah e zotit Arafat, me synimin për të rigjallëruar procesin e bllokuar të paqes.//ii

XS
SM
MD
LG