Lidhje

SHBA informojnë aleatët për ridislokimin e trupave - 2003-12-08


Shtetet e Bashkuara filluan të informojnë aleatët e tyre të Natos lidhur me planet për ridislokimin e trupave amerikane në të ardhmen. Ridislokimet e mundëshme përfshijnë dhjetra mijra trupa, nga bazat amerikane në Gjermani për në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Zyrtarë të lartë të Pentagonit dhe të Departamentit të Shtetit bënë sot komente për këtë çështje sot në Bruksel por nuk dhanë hollësi, duke thënë se planet janë ende në fazën fillestare.

Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Douglas Feith dhe homologu i tij i Departamentit të Shtetit, Marc Grossman, thanë se ridislokimi i trupave do të realizohet gjatë disa dekadave dhe nuk lidhet me zhvillimet aktuale botërore.

Zyrtarët amerikanë do të informojnë këtë javë autoritetet në Paris, Moskë, Londër, Berlin, Varshavë, Sofje, Ankara dhe Bukuresht.

Muajin e kaluar, Presidenti Bush dhe Sekretari i Shtetit Colin Powell kanë folur për bisedime mbi planet e ridislokimit.

Këtë vit, komandanti më i lartë i trupave amerikane në Evropë, u tha gazetarëve se Uashingtoni ka në plan të largohet nga bazat e mëdha të tipit të kazermës në Gjermani drejt bazave më elastike dhe me karakter më operacional.//ii

XS
SM
MD
LG