Lidhje

Afganistan: Ofensiva më e madhe tokësore kundër mbeturinave të al-Qaidës dhe Talebanit - 2003-12-08


Ushtria amerikane në Afganistan thotë se ka filluar ofensivën më të madhe tokësore deri tani kundër mbeturinave të al-Qaidës dhe Talebanit.

Një zëdhënës amerikan tha se rreth 2 mijë trupa të koalicionit po marrin pjesë në Operacionin e koduar me emrin Orteku, i cili synon goditjen e ekstremistëve islamikë të cilët janë fuqizuar përsëri dhe kanë ndërmarrë një seri sulmesh kundër forcave të koalicionit dhe punonjësve të ndihmave.

Ndërkohë, forcat amerikane në Afganistan po bëjnë hetime rreth vrasjes aksidentale të 9 fëmijëve afganë gjatë një sulmi ajror amerikan të shtunën kundër një pozicioni që mendohet se i përkiste terroristëve.

Presidenti afghan Hamid Karzai ka kërkuar shpjegime nga forcat e koalicionit ndërsa Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të shpejtë dhe publik të kësaj tragjedie.//ii

XS
SM
MD
LG