Lidhje

Greqi: gjykata shpall fajtor udhëheqësin e grupit terrorist 17 nëntori - 2003-12-08


Një gjykatë e Greqisë shpalli fajtor udhëheqësin e grupit terrorist 17 nëntori për rolin e tij në një seri vrasjesh, grabitjesh dhe shpërthimesh gjatë një periudhe pothuajse 30 vjeçare.

Vendimi i dhënë sot nga gjykata për ekonomistin Alexandros Giotopoulos, i dha fund gjyqit për 19 personat e akuzuar të kësaj organizate radikale majtiste, gjyq i cili vazhdoi 9 muaj.

Prokurorët deklaruan se Giotopoulos, i lindur në Francë, ishte kreu i organizatës.

Një nga të 14 personat e tjerë të shpallur fajtorë ishte Dimitris Koufodinas, atentatori kryesor i grupit 17 Nëntori.

Autoritetet thonë se që nga viti 1973, 17 Nëntori ka kryer qindra shpërthime dhe grabitje si dhe ka vrarë 23 verë, shumë prej të cilëve diplomatë ose zyrtarë të njohur.//ii

XS
SM
MD
LG