Lidhje

3 civilë irakianë të vrarë nga shpërthimi në një xhami të Bagdatit - 2003-12-09


Sot në Irak ndodhën tre shpërthime. Njëri pranë një xhamie në Bagdat dhe të tjerët pranë dy bazave amerikane.

Tre civilë irakianë humbën jetën nga shpërthimi i parë, që ndodhi pranë një xhamie suni në pjesën perëndimore të kryeqytetit, menjëherë pas lutjeve të mëngjesit.

Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, por një klerik në xhami tha se ai dyshon që shpërthimi të tjetë kryer nga ekstremistë të sektit shi’it, në përpjekje për të shtuar tensionet midis dy sekteve fetare.

Disa orë më pas, një makinë bombë shpërtheu para portës së një baze ushtarake amerikane në perëndim të qytetit Mosul, në veri të Irakut. 58 ushtarë amerikanë u plagosën, por zyrtarët thanë se nuk ka të plagosur në gjendje kritike.

Një shpërthim tjetër ndodhi para portave të një baze amerikane në veri të Bagdatit. Nga ky shpërthim nuk pati ndonjë viktimë, me përhjashtim të autorit të sulmit. Po sot, një helikopter amerikan vëzhgimi me dy ushtarë në bord, u qëllua me armë zjarri nga toka dhe bëri një ulje të detyruar në afërsi të qytetit Falluxhah, në të ashtu-quajturin Trekëndëshi Suni. Ushtria amerikane tha se nuk pati të plagosur.

Zona përreth Falluxhas ka qenë skenë e sulmeve të shumta ndaj forcave amerikane dhe më 2 nëntor kryengritësit rrëzuan një helikopter amerikan transporti, duke shkaktuar vdekjen e 16 ushtarëve.

//rd//

XS
SM
MD
LG