Lidhje

Kryeministri izraelit jep si alternativë ndaj planit të paqes shembjen e disa vendbanimeve hebraike - 2003-12-10


Një ligjvënës izraelit me influencë ka shprehur mbështetjen për planet e Kryeministrit, Ariel Sharon, për shembjen vullnetarisht të disa vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor.

Yuval Steinitzm kryetar i Komisonit të parlamentit për Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes, tha dje se planet e zotit Sharon do ta bëjnë Izraelin më të aftë për t’u mbrojtur. Zoti Sharon i tha komisionit të martëm se shembja e disa vendbanimveve do të ishte një opcion i pranueshëm, në qoftë se plani ndërkombëtar i paqes, nuk jep rezultate.

Administrata e Presidentit Bush thotë se çdo përpjekje për një zgjidhje të njëanëshme të konfliktit izraelito-palestinez nuk do të ketë sukses. Gjithashtu përfaqësuesit e kolonëve kanë paralajmëruar për pasoja politike, në qoftë se zoti Sharon vë në jetë shembjen e vendbanimeve.//ic//

XS
SM
MD
LG