Lidhje

Në Irak po bëhet përparim real - 2003-12-11


Kanë kaluar vetëm tetë muaj që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara çliroi Irakun dhe tashmë shumica e irakianëve kanë filluar të punojnë për lirinë, sigurinë dhe begatinë e vendit të tyre.

Kurdja nga Iraku, Ala Talabani, e cila ishte kohët e fundit për vizitë në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se gjendja e grave në vendin e saj është përmirësuar ndjeshëm, por ende ka pengesa që duhen kapërcyer.

“Iraku është një shoqëri patriarkale dhe feja luan vazhdimisht rol në shoqërinë tonë, tha zonja Talabani. Por, çdo gjë varet nga vetë gratë. Ne përbëjmë më shumëse 55 përqind të popullsisë së Irakut. Kjo është edhe arsyeja që në Irak është një zë i bashkuar në radhët e grave që thotë se ne kërkojmë 50 përqind të përfaqësisë në gjithë procesin politik të vendit".

Shqetësimi më i madh për irakianët, thotë zonja Talabani, është siguria, prania e terroristëve të huaj, të cilët po përpiqen të pengojnë përparimin demokratik.

“Iraku është shndërruar në një fushë të hapur për të gjitha grupet terroriste: al-Kadin, Hezbollahun dhe për ata të cilëve nuk u intereson një Irak demokratik, pasi një zhvillim i tillë, thotë zonja Talabani, do të ndikonte edhe vendet e tyre”.

Zonja Talabani thotë se megjithëse terrorizmi vazhdon të paraqesë kërcënim, gjatë tetë muajve të fundit në Irak është bërë përparim real.

“Gjenda e sigurisë në Irak është më e mirë sesa paraqitet nga mjetet e informimit. Është e vërtetë se një pakicë e vogël mendon se përsa kohë që Sadam Huseini të jetë gjallë, në Irak nuk do të arrihet qendrueshmëria. Por, unë mendoj se shumica e popullit irakian është e bindur se regjimi i Sadam Huseinit ka marrë fund përgjithmonë. Ai dhe Partia e tij Bath, theksoi zonja Talabani, nuk do të kthehen kurrë më në pushtet”.//xh//

XS
SM
MD
LG