Lidhje

Athinë: dënohen udhëheqësit e grupit terrorist të majtë ”17 Nëntori” - 2003-12-12


Një gjykatë në Athinë dënoi 15 anëtarë të një njërit prej grupeve terroriste më gjakatare - 17 Nëntori. Themeluesi i tij, Alexandros Yiotopoulous, u shpall fajtor bashkë me 14 të tjerë për shpërthime dhe vrasje që zgjatën gati 30 vjet duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 20 vetëve dhe plagosur shumë të tjerë.

I krijuar në vitin 1975, ky grup i majtë radikal terrorist u vetëquajt 17 Nëntori, datë kur në vitin 1973 u zhvillua një kryengritje studentore kundër juntës së atëhershme ushtarake të Greqisë. Ndërmjet synimeve të tij ishin dhënia fund e bashkëpunimit të ushtrisë amerikane me Greqinë, dëbimi i forcave turke nga Qiproja dhe tërheqja e Greqisë nga Bashkimi Evropian dhe Natoja.

Shumica e viktimave të grupit 17 Nëntori kanë qenë grekë, përfshirë botuesit Nikos Momferatos dhe Jorgos Athanasiadis, industrialistin në pension, Dimitrios Angelopoulos, Pavlos Bakoyianni, deputet në parlamentin grek, pronarin e anijeve, Costis Peratikos, dhe studentin Thanas Axarlian. Grypi 17 Nëntori ka vrarë zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe ka vënë bomba në zyra të qeverisë.

Terroristët e 17 Nëntorit kanë vrarë apo plagosur rreth 32 amerikanë. 5 pjesëtarë të Misionit Amrikan në Greqi janë vrarë: oficeri i ambasadës, Richard Welch, kapitenët e marinës amerikane, George Tsantis dhe William Nordeen, rreshteri i forcës ajrore amerikane, Ronald Stewart, dhe shoferi i ambasadës, Ronald Veloutsos. Terroristët kanë sulmuar ambasadën amerikane dhe ambasadën e Turqisë. Atasheu ushtarak britanik, gjeneral Stephen Saunders, u qëllua për vdekje në qershor të vitit 2000.

Në dhjetor të vitit 2001, familjet dhe miqtë e viktimave të grupit 17 Nëntori zhvilluan një manifestim të heshtur me qirinj ndezur para parlamentit grek. Ata kanë krijuar organizatën ”Os Edo” - Mjaft më! - për nxitur intensifikimin e masave kundër terroristëve. Në shumë manifestime të heshtura që janë zhvilluar pas krijimit të organizatës, Os Edo ka bërë publike fatkeqësinë e familjeve dhe mungesën e drejtësisë për viktimat. Por falë ndërgjegjësimit publik, grupi 17 Nëntori gjeti përfundimisht vendin që meritonte.

Në vitin 2002 policia greke arrestoi udhëheqësit kryesorë të 17 Nëntorit dhe më shumë se dhjetë bashkëpunëtorë të tyre. Dënimi i terroristëve të grupit 17 Nëntori është fitore për Greqinë dhe të gjithë njerëzit e ndershëm. //az//

XS
SM
MD
LG