Lidhje

Në Bruksel vazhdojnë bisedimet për kushtetutën e Bashkimit Evropian - 2003-12-12


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian vazhdojnë bisedimet në Bruksel për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth projektkushtetutës së parë të organizatës. Takimi dyditësh i nivelit të lartë ka për synim arritjen e marrëveshjes për një kushtetutë të Bashkimit Evropian, e cila do të përcaktonte procesin e vendimmarrjes, pasi blloku të zgjerohet në maj të vitit tjetër nga 15 në 25 vende anëtare.

Pengesën më të madhe e paraqet mosmarrëveshja rreth sistemit të votimit. Gjermania dhe Franca kërkojnë që numri i votave të secilit të caktohet në bazë të popullësisë. Spanja dhe Polonia, një nga anëtarët e ardhshëm të bllokut, kundërshtojnë të heqinë dorë nga të drejtat e votimit që siguruan tre vjet më parë.

Duket se Britania mban një qendrim më asnjanës lidhur me këtë çështje dhe shikohet si ndërmjetëse në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje. Udhëheqësit e tri fuqive kryesore, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, zhvilluan bisedime të premten para se të fillonte sesioni plenar.

Vendet anëtare të bllokut miratuan një veriosn të ri të planit për ngritjen e një strukture ushtarake, që do të bashkërendonte veprimtaritë evropiane të mbrotjes me ato të Natos. Propozimi, i hartuar nga Britania, Franca dhe Gjermania, ka për synim ti japë fund një mosmarrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara, të cilat kritikuan planin fillestar për ngritjen e një komande të pavarur ushtarake evropiane.//xh//

XS
SM
MD
LG