Lidhje

Uashingtoni mbron vendimin per kontratat e Irakut - 2003-12-12


Presidenti Bush mbrojti vendimin e tij për të përjashtuar disa vende nga tendrat për kontrata me vlerë prej 19 miliardë dollarësh për rindërtimin e Irakut.

Presidenti tha se taksapaguesit amerikanë kërkojnë që projektet në Irak që financohen me fondet e tyre, tu jepen vendeve, ushtarët e të cilave rrezikuan jetën e tyre për të çliruar Irakun.

Mirëpo, ku vendim ka ngjallur zemërim në Francë, Gjermani dhe Rusi, firmat e të cilave nuk do të lejohen të marrin pjesë në tendra. Bashkimi Evropian e cilësoi këtë vendim si të paarsyetueshëm dhe shumë të vështirë të pranohet në një kohë kur Presidenti Bush po u kërkon udhëheqësve evropianë të ndihmojnë duke i falur Irakut borxhin që u ka vendeve të tyre.

Presidenti Bush do të dërgojë javën tjetër ish Sekretarin e Shtetit, James Baker, në Rusi, Francë dhe Gjermani për të kërkuar që ato të falin borxhin e Irakut.//xh//

XS
SM
MD
LG