Lidhje

Bush: viti 2003 - vit arritjesh për administratën amerikane - 2003-12-13


Presidenti Bush përmendi rënien e regjimit të Sadam Huseinit në Irak si pjesë e asaj që ai e quajti një vit arritjesh për administratën e tij lidhur me çështje të ndryshme nga lufta kundër terrorit deri tek ekonomia dhe kujdesi shëndetsor.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti tha se qeveria e tij ka marrë masa urgjente në çdo front të luftës kundër terrorit. Ai vlerësoi lart punën e trupave amerikane për të ndihmuar në rindërtimin e Irakut dhe të Afganistanit.

Lidhur me çështjet e brendshme, zoti Bush tha se Kongresi ka miratuar më shumë se 300 miliardë dollarë për të stërvitur punonjës të emergjencës, për të siguruar portet e vendit dhe infrastrukturën dhe për të nxitur kërkimet për vaksinat kundër kërcënimeve biologjike.

Presidenti Bush tha se shkurtimet e tij të taksave bënë që ekonomia të zhvillohej me një ritëm të shpejtë gjatë 3 mujorit të fundit të vitit, i cili, tha ai, ishte më i larti në gati 2 dekada. Ai shtoi se plani i tij për shkurtimin e taksave nxiti miliona pronarë biznesesh që të investonin për të ardhmen.

Presidenti përmendi gjithashtu miratimin e një ligji për përfitimet nga ilaçet me recetë dhe shtimin e fondeve për të luftuar Sidën në Afrikë dhe në Karaibe.

//ad//

XS
SM
MD
LG