Lidhje

Uashingtoni: Sadam Huseini duhet të nxirret para drejtësisë - 2003-12-15


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld thotë se Sadam Husseini nuk po bashkëpunon me zyrtarët amerikanë që po e marrin në pyetje. Zoti Rumsfeld e bëri këtë koment në një intervistë që dha dje në programin televiziv “60 minuta”.

Në një artikull të revistës “Times”, thuhet se udhëheqësi irakian u është përgjigjur në mënyrë sfiduese edhe pyetjeve të tilla të thjeshta, si “Si jeni”. Megjithatë, në revistë thuhet se Sadami ka thënë se në Irak nuk ka patur armë të shkatërrimit në masë.

Duke cituar një zyrtar të zbulimit sekret amerikan, të cilit nuk i përmendet emri, në revistë citohet Sadami të ketë thënë, se Shtetet e Bashkuara e kanë trilluar cështjen e armëve të shkatërimit në masë në Irak, për të gjetur një arsye për të filluar luftën ndaj qeverisë irakiane.

Zoti Rumsfeld tha në programin “60 minuta”, se gjatë periudhës që mbahet i ndaluar, Sadami do të jetë nën mbrojtjen e Konventës së Gjenevës, marrëveshja ndërkombëtare që ndalon keqtrajtimin e të burgosurve të luftës.

Pas marrjes së lajmit për kapjen e Sadam Husseinit, presidenti Bush tha se epoka “e errët dhe e dhimbshme” në Irak mori fund, duke shtuar se Sadam Husseini do të nxirret para drejtësisë, të cilën ai vetë ia mohoi miliona irakianëve. Por presidenti Bush i paralajmëroi amerikanët se kapja e diktatorit nuk do të thotë se dhuna në Irak ka marrë fund.

Nuk dihet qartë se si, apo kur do të gjykohet Sadam Husseini, por pjesëtarë të rëndësishëm të Këshillit Qeverisës të Irakut kanë kërkuar që gjyqi të zhvillohet nga një gjykatë e re irakiane, e cila të merret posaçërisht me krimet e luftës.

//ad//

XS
SM
MD
LG