Lidhje

ShBA diskuton ristrukturimin e borxhit irakian - 2003-12-15


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms Beiker, shkon sot në Evropë për të diskutuar lidhur me borxhin e Irakut. Zoti Beiker pritet të takohet me udhëheqësit e Francës, Rusisë, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë, me të cilët do të zhvillojë bisedime lidhur me ristrukturimin e borxhit prej më tepër se 120 miliardë dollarësh të Irakut. Zoti Baker shkon në Evropë, disa ditë pasi administrata e presidentit Bush bëri të njohur se kompanitë nga vendet të cilat nuk e mbështetën koalicionin nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara në Irak nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë në tenderat për kontratat e rindërtimit të Irakut, me vlerë prej 19 miliardë dollarësh. Kjo masë e zemëroi Rusinë, Francën dhe Gjermaninë, që e kundërshtuan me forcë luftën në Irak. Por dje, të tre këto vende e mirëpritën kapjen e Sadam Husseinit nga forcat amerikane.

//ad//

XS
SM
MD
LG