Lidhje

Ish sekretari Baker shkon në Evropë për diskutime mbi borxhin irakian - 2003-12-15


Franca thotë se Klubi i Parisit i përbërë nga vende kreditore mund të arrijë një marrëveshje vitin e ardhshëm mbi ristrukturimin e borxhit të madh të Irakut, ndërkohë që i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, shkon në Evropë për të diskutuar mbi këtë çështje.

Ministri i Jashtëm francez Dominik de Villepin tha se Franca është e gatshme të eliminojë një pjesë të borxhit të Irakut, në varësi të ”aftësive financiare të Bagdatit”.

Zoti Baker niset sot me një mision për të bindur Francën, Rusinë, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë që të ndihmojnë në lehtësimin e borxhit të Irakut i cili llogaritet në 120 miliardë dollarë.

Në konferencën e shtypit që mbajti në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara përsëri mund të bashkëpunojnë me Francën dhe Gjermaninë mbi çështjen e rindërtimit të Irakut, si dhe çështje të tjera, megjithëse ato e kundërshtuan luftën në Irak.//ii

XS
SM
MD
LG