Lidhje

Klark dëshmon në Hagë - 2003-12-15


Ish-komandati i NATO-s dhe një nga kandidatët demokratë për president të Shteteve të Bashkuara, gjenerali Wesley Clark, dëshmoi në Gjykatën e Hagës për Krimet e Luftës, në gjyqin ndaj ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç.

Gjenerali Clark ishte komandant i NATO-s gjatë sulmit ajror të vitit 1999 të Aleancës kundër Jugosllavisë.

Dëshmia e zotit Clark u bë në një seancë me dyer të mbyllura. Seanca vazhdon edhe nesër.

Dëshmia e tij do të bëhet e njohur në fund të javës, pasi të hiqen informacionet që mund të dëmtojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Gjenerali në pension Wesley Clark është ndër kandidatët kryesorë të Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Ish-ushëheqësi jugosllav Millosheviç po e mbrohet pa avokat në gjyqin që po zhvillohet në Hagë, lidhur me konfliktet ballkanike të viteve 90.//ii

XS
SM
MD
LG