Lidhje

Sadam Huseini mbahet i arrestuar në zonën e Bagdatit - 2003-12-17


Një anëtar i Këshillit Qeverisë Irakian tha se Saddam Husseini po mbahet i arrestuar në zonën e Bagdadit.

Muaffak Al-Rubaie u tha sot gazetarëve se ish udhëheqësi irakian ndodhet në rajonin e Bagdatit dhe se ka mundësi të qendrojë atje deri sa të nxirret para gjyqit.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë vetëm se ish udhëheqësi irakian po merret në pyetje në një vend të pashpallur. Ndërkohë, Presidenti Bush tha se sipas tij, Saddam Husseinit duhet t’i jepet dënimi më i rëndë për krimet që ka kryer kundër popullit.

Por, në një intervistë me rrjetin televiziv A-B-C, Presidenti Bush theksoi se nuk i takon atij ta marrë këtë vendim dhe shtoi se populli irakian është i aftë ta gjykojë vetë Sadam Huseinin.

Presidenti amerikan e cilësoi Sadam Huseinin një tiran të neveritshëm që ka torturuar dhe vrarë irakianë. Presidenti Bush mbrojti vendimin e tij për ndërhyrjen në Irak të mbështetur në informacionet se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, megjithëse ekspertët amerikanë dhe britanikë nuk kanë arritur të gjejnë armë të tilla.//ii

XS
SM
MD
LG