Lidhje

Festohet 100 vjetori i fluturimit të parë - 2003-12-17


Presidenti Bush riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të qenë në krye të teknologjisë botërore të aviacionit dhe të udhëtimeve në hapësirë. Ai i bëri komentet në ceremonitë me rastin njëqind vjetorit të fluturimit të parë në Kitty Hawk të Karolinës së Veriut.

Presidenti Bush tha se me aftësitë dhe guximin e tyre, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të udhëheqin botën në fushën e fluturimeve. Presidenti tha se avioni i vogël prej druri dhe pëlhure me të cilin vëllezërit Orville dhe Wilbur Wright bënë fluturimin e tyre të parë prej 12 sekondash, kishte të gjitha elementet kryesore që përdoren edhe sot në fluturimin e avionëve modernë.

Presidenti tha se vëllezërit Wright nuk mund ta imagjinonin para 100 vjetësh se çfarë do të sillte si rezultat shpikja e tyre.

//rd//

XS
SM
MD
LG