Lidhje

Baker në Itali për diskutime mbi borxhin irakian - 2003-12-17


I dërguari i posaçëm amerikan, James Baker, ndodhet sot në Itali, në kuadrin e turneut të tij evropian që synon uljen e borxhit irakian i cili kap miliarda dollarë. Zoti Baker ka në plan të diskutojë për këtë çështje me kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Dje ai siguroi mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për lehtësimin e borxhit irakian.

Udhëheqësit francezë dhe gjermanë të cilët dje u takuan veç e veç me zotin Baker, ranë dakord se i ashtuquajturi grup i Parisit duhet ta pakësojë në mënyrë të ndjeshme borxhin e Irakut.

Grupi i përbërë nga 19 vende kryesore huadhënëse do të vendosë më vonë se në çfarë mase do të pakësohet borxhi prej 40 miliardësh që Iraku u ka atyre.

Iraku u ka gjithashtu rreth 80 miliardë dollarë borxh vendeve që nuk bëjnë pjesë në këtë grup si edhe kreditorëve privatë.//ii

XS
SM
MD
LG