Lidhje

Myers: Osama bin Laden do të kapet - 2003-12-18


Shefi i shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara, gjenerali Richard Myers tha se nëse udhëheqësi i al-Qaidës, Osama bin Laden është ende gjallë, trupat amerikane do ta kapin atë ashtu siç bënë me Saddam Husseinin në Irak.

Gjenerali Myers i bëri komentet gjatë një vizite në bazën ajrore amerikane të Bagramit në Afganistan. Ai tha se ka besim se forcat amerikane do ta kapin më në fund bin Ladenin, i cili akuzohet për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001të Shtetet e Bashkuara.

Gjenerali Myers vlerësoi lart Pakistanin për ndihmën e tij në luftën kundër terroristëve të al-Qaidës.

//rd//

XS
SM
MD
LG